LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Liverpooli ‘në luftë’ për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli ‘në luftë’ për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli thuhet se janë të vendosur të luftojnë kundër njëri-tjetrit në garën për të nënshkruar mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouameni.

Francezi 24-vjeçar e ka forcuar veten si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në botë që kur iu bashkua klubit spanjoll nga Monaco në një marrëveshje rreth 90 milionë euro në vitin 2022.

Ai ka ndihmuar klubin e tij aktual të ngrejë shtatë trofe, duke përfshirë një dyshe prestigjioze sezonin e kaluar.


Tani, sipas gazetës spanjolle Todofichajes.com, Liverpool janë të prirur të ringjallë interesimin e tyre për Tchouamenin pasi dështoi ta nënshkruajë atë në vitin 2022.

Arsenali gjithashtu është i gatshëm të nisë një lëvizje për yllin e Real Madridit pasi Thomas Partey ka të ngjarë të largohet si i lirë qershorin e ardhshëm.

Toni Kroos parashikon top treshen në La Liga
Lexo po ashtu Toni Kroos parashikon top treshen në La Liga

Real Madrid, nga ana tjetër, thuhet se e konsideron Tchouameni një titullar jetik për tani, por mund të jetë i hapur për ta shitur atë verën e ardhshme. Nëse ata do ta shesin francezin në të ardhmen, ata do të synojnë lojtarë si Rodri, Joshua Kimmich dhe Nicolo Barella.

Deri më tani, Tchouameni ka gjetur tri herë rrjetën e kundërshtarit dhe ka dhënë pesë asistime në 93 ndeshje të përgjithshme për Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori