Matteo Guendouzi është larguar nga Arsenali si huazim te Hertha Berlin deri në fund të këtij edicioni.

Huazimi në elitën e futbollit gjerman i ka bërë mirë mesfushorit francez që po kalon nëpër një formë shumë të mirë.


21-vjeçari po luan rregullisht te klubi nga kryeqyteti gjerman dhe është bërë njëri nga lojtarët kryesorë.

435e8d19 2a6c 42b5 873f 5a3ee3a9773e scaled

Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Guendouzi ka shënuar edhe dy gola duke asistuar në një tjetër.

Megjithatë lojtari nuk do të rikthehet në Arsenal për edicionin e ri, pasi nuk është vlerësuar sa duhet.

Francezi i talentuar dëshiron ta vazhdoj karrierën larg Londrës dhe Arsenali tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

0f5df351 8b08 4bcd ac03 47680a8c4c3b scaled

Topçinjtë do ta lejojnë largimin e lojtarit vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro.

Hertha Berlin dëshiron të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me të, por për Guendouzin në garë janë edhe skuadra tjera si PSG, Sevilla, Roma, Lyon dhe RB Leipzig. /Telegrafi/

telegrafi sport app