LAJMI I FUNDIT:

Arrin ta bind vëllanë se i ka dhuruar çelësat e “Mercedesit” për Krishtlindje, zhgënjehet keq kur e kupton se është shkrepës (Video)

Arrin ta bind vëllanë se i ka dhuruar çelësat e “Mercedesit” për Krishtlindje, zhgënjehet keq kur e kupton se është shkrepës (Video)

Antonia Byrne nga Britania e Madhe, i kishte dhuruar vëllait të saj një “dhuratë” për Krishtlindje që kurrë nuk do ta harrojë.

Dhe sikur të mos mjaftonte shakaja e saj, ajo e filmoi ngjarjen që e kanë shikuar në internet mijëra njerëz nga e mbarë bota, transmeton Telegrafi.


Ajo në profilin e saj në Facebook ka postuar një video, ku shihet vëllai i saj William duke hapur “dhuratën” që ia kishte blerë për festë.

Dhe derisa e hapte ngadalë kutinë, ai mbeti i shtangur nga emocionet kur e kuptoi se çfarë kishte brenda. Madje në një moment e hedh në shtrat dhe fillon të kërcej nga gëzimi, duke thënë “nuk ka gjasa”.

Më pas nxjerrë çelësat e “Mercedesit”, të paktën ashtu dukeshin. Dhe nga gëzimi i madh vazhdimisht qeshte. Por ky gëzim nuk i zgjati shumë.

Kur ajo i tha që ta prek një buton në pjesën anësore, u zhgënjye keq kur e kuptoi se bëhet fjalë për një shkrepës në formë të çelësave të Mercedesit.

Dhe mund ta paramendoni reagimin e tij kur e kuptoi se ishte thjesht një shaka. /Telegrafi/