LAJMI I FUNDIT:

Arrin në Kosovë ambasadori i ri i SHBA-ve, Jeff Hovenier

Arrin në Kosovë ambasadori i ri i SHBA-ve, Jeff Hovenier

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Niocholas J. Giacobbe, ka bërë të ditur se ka arritur në Kosovë, ambasadori i ri i SHBA-ve, Jeff Hovenier.

Giacobbe përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se ishte nder që të shërbej si i ngarkuar me punë gjatë këtyre muajve.


“Sot mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i Ngarkuar me Punë gjatë disa muajve të fundit. Vazhdoni të ndiqni Ambasadën e Amerikës për përditësime mbi javët e para të ambasadorit Hovenier, duke përfshirë ceremoninë e kredencializimit të tij nesër”, ka shkruar Giacobbe. /Telegrafi/