Qendra Kinematografike e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me GjirafaVideo.com për shfaqjen online të filmave të subvencionuar nga QKK në favor të interesit publik dhe në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në filmat e Kosovës.
Nga sot, në GjirafaVideo do të mund t’i shihni ekskluzivisht nëntë filma shqip, shumica prej të cilëve janë fitues të çmimeve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa pritet qe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me filma te tjerë në muajt në vijim.
Arben Zharku, drejtori i QKK-së, në lidhje me këtë bashkëpunim u shpreh: “Kjo është një mundësi fantastike si për krijuesit ashtu edhe për publikun për të pasur qasje në shumicën e prodhimtarisë filmike të mbështetur nga QKK, duke qenë se zhvillimi i politikave që i shërbejnë interesit publik është edhe misioni i Qendrës Kinematografike të Kosovës”.
Producentët të cilët kanë zgjedhur t’i shfaqin filmat e tyre në GjirafaVideo, u shprehën të kënaqur që tashmë kanë një platformë vendore ku do të shfaqin filmat e tyre, platformë e cila ju jep mundësinë për të komunikuar më drejtpërdrejtë me publikun, i cili në bazë të trendëve, po frekuenton më shumë platformat online për argëtimin e tyre të përditshëm.
Në këtë ngjarje bashkëpunimi e pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Kulturës, Burbuqe Bakija Deva, e cila falënderoi platformën GjirafaVideo për promovimin e vlerave të filmit vendor, duke e vlerësuar atë si një platformë e cila po vlerëson punën e industrisë së filmit dhe shprehu besimin që kjo është një platformë e qëlluar dhe e qëndrueshme në zhvillimin afatgjatë.
Drejtuesja e GjirafaVideo, Doresa Rexha, tha: “Jemi shumë të kënaqur që kemi me pasë filma shqip në gjirafavideo.com. Unë gjithmonë kam kërkuar për mundësi bashkëpunimi me QKK, dhe tash që kemi arritur një marrëveshje jam shumë e kënaqur që edhe shikuesit mund t’i shohin këta filma, shumica e të cilëve kanë fituar shumë çmime e shumë lëvdata, por që nuk kanë pasur mundësi të shihen nga të gjithë”, dhe paralajmëroi shumë risi nga kjo platformë, e edhe për filma të ri të cilët do të jenë pjesë e platformës gjirafavideo.com.
Këta nëntë filma për të cilët të gjithë kemi dëgjuar shumë fjalë të mira nga njohësit e filmit dhe mediat të cilat e kanë ndjekur ecurinë e tyre, tani mund t’i ndiqni vetëm në kanalin zyrtar në www.gjirafa.com. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit