LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për qeverisje në Gjermani

Arrihet marrëveshja për qeverisje në Gjermani

Unioni konservator dhe socialdemokratët arritën kompromisin për krijimin e qeverisë së re gjermane. Merkel fillon mandatin e katërt në një koalicion të ri me bazë të gjerë, nëse baza socialdemokrate e voton marrëveshjen.

Debatet ishin të zgjatura e nuk mjaftuan ditët, por u deshën edhe netët së fundmi që të arrihej kompromisi mes partisë CDU, CSU dhe partisë socialdemokrate. Më në fund të mërkurën bëhet i ditur kompromisi për një raund të ri koalicioni me bazë të gjerë mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Temat kryesore që kishin ngecur në fund para përfundmit të marrëveshjes ishin mënjanimi i trajtimit mjekësor me “dy klasa”, siç thuhej shpesh nga socialdemokratët, dhe moszgjatja pa fund të kontratave të punën të kufizuara në kohë.


Ndërkohë media të ndryshme njoftojnë se socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës. Ndërsa kristiansocialët do të marrin Ministrinë e Brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer. Konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes. Megjithatë para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me CDU e CSU. /DW

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori