LAJMI I FUNDIT:

I arrestuar në operacionin “Tempulli” e prej muajsh në reanimacion, vdes i burgosuri në spitalin e Durrësit

I arrestuar në operacionin “Tempulli” e prej muajsh në reanimacion, vdes i burgosuri në spitalin e Durrësit

IEVP Durrës njofton se ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit bregdetar i burgosuri Dritan Zhura.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës konfirmon se, Zhura ka ndërruar jetë në spital, pasi prej muajsh ishte në reanimacion në gjendje të rëndë.


Sipas të njëjtave burime, Zhura nuk ka qenë asnjë ditë në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi që nga momenti i arrestimit në kuadër të operacionit “Tempulli” ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve./A2 CNN