LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet zyrtari komunal në Deçan, dyshohet se mori ryshfet rreth 2 mijë euro nga mërgimtarët

Arrestohet zyrtari komunal në Deçan, dyshohet se mori ryshfet rreth 2 mijë euro nga mërgimtarët

Një zyrtar i Komunës së Deçanit është arrestuar këtë të mërkurë, pasi dyshohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të policisë, nga hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorinë është arritur të sigurohen dëshmi se i njëjti është përfshirë në veprimtari kriminale.

“I dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan, gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023,  në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla (rreth 1800 euro). I dyshuari, të hollat i ka pranuar nga viktima e rastit J.J., nga Deçani i cili jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan”, thuhet në komunikatën për media.


Po ashtu, në fund të muajit gusht 2023 në Facebook, është publikuar edhe një pretendim se i dyshuari në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani.

“Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘marrja e ryshfetit’. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me trajtimin e rastit përfshirë identifikimin dhe intervistimin e viktimës së dytë (H.E., nga Gjermania).

Sot, i dyshuari është arrestuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori