LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Valon Shehu për posedim të substancave narkotike

Arrestohet Valon Shehu për posedim të substancave narkotike

Këngëtari, Valon Shehu, është arrestuar nga policia e Kosovës në Gjakovë pasi u kap me drogë në rrugën “Gasper Karaqi”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së së premtes, kur 34-vjeçari është ndaluar për kontroll nga policia për kundërvajtje në rrugë.

Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi droge kokainë tek ish-banori i BBVA.


Pas zbulimit të drogës, Valon Shehu është shoqëruar menjëherë në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Shtetit ka reaguar duke urdhëruar masën e ndalimit policor për të dhe duke filluar hetimet për veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Valon Shehu është njohur për publikun si pjesë e Big Brother VIP Albania 1, ku është dalluar për deklaratat dhe prezencën e tij të jashtëzakonshme brenda shtëpisë.

Ai kujtohet si i pari banor i BBVA që ka dalë nudo para kamerave, duke u futur në dush i zhveshur, moment që ka bërë shumë bujë në rrjete sociale. /Telegrafi/

Foto: Screenshot

Në trend Magazina

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Magazina
Kalo në kategori