LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Ferizaj, organizonin lojëra të fatit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, organizonin lojëra të fatit
Foto: Ilustrim

Mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në një kafeteri po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i bixhozit.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz si dhe janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje të bixhozit dhe para të gatshme.


“Ekipe të policisë së rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të lokacionit, ku aty kanë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur gjashtë pajisje tabletë, shtatë paketime të letrave të bixhozit dhe para 2,639 euro, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, 13 personat janë shoqëruar në polici, ku vetëm tre prej tyre janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Të gjithë personat janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 55 vjeçar, A.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe R.F(M/K) i moshës 35 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim të policisë 10 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për procedura tjera hetimore. Rasti është cilësuar “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori