LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shqiptari në Gjermani, u kap me narkotikë në vlerë 1.1 milion euro

Arrestohet shqiptari në Gjermani, u kap me narkotikë në vlerë 1.1 milion euro

Gjatë një kontrolli të automjeteve në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia ka konfiskuar 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë të tregut të zi prej rreth 1.1 milion euro.

Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës, ka njoftuar të premten prokurori në Ellwangen dhe policia kriminale në Aalen.


Që prej një kohe të gjatë, ata e kanë pasur nën vëzhgim vozitësin shqiptar 30-vjeçar, si një anëtar i dyshuar i një bande të lëndëve narkotike nga zona e Aalen.

Në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, vetura e personit ishte ndaluar qëllimshëm dhe me objektiv gjatë ditës së mërkurë në autostradën A3. 30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen, përcjell albinfo.

Ai është arrestuar dhe të enjten ndaj tij është lëshuar ​​një urdhër-arrest.

Në rrethinën e Ludwigshafenit, ai ishte lajmëruar me identitet të rremë.

Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Që atëherë, ata kanë qenë në paraburgim.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori