LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se goditi për vdekje këmbësorin në Maxhunaj të Vushtrrisë

Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se goditi për vdekje këmbësorin në Maxhunaj të Vushtrrisë
Foto: Ilustrim

Është arrestuar shoferi i kamionit, i cili dyshohet se të premten mbrëma ka shkaktuar aksidentin me fatalitet në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti  i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Maxhunaj, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, ka thënë ai.

Kamioni godet për vdekje një këmbësor në Maxhunaj të Vushtrrisë, nuk ndalet në vendngjarje
Lexo po ashtu Kamioni godet për vdekje një këmbësor në Maxhunaj të Vushtrrisë, nuk ndalet në vendngjarje

Zahiti më tej ka bërë të ditur se me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia të premten ka njoftuar se një person i moshës rreth 60-vjeçare është goditur për vdekje nga një kamion, i cili nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit, këto janë dyshimet që policia i ka ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, fshati Maxhunaj. Dyshohet se një kamion e ka goditur për vdekje një këmbësor. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, thuhej në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori