LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet prishtinasi, policia i gjeti substanca narkotike në veturë

Arrestohet prishtinasi, policia i gjeti substanca narkotike në veturë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se mbrëmë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ka ndaluar veturën Audi të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një fishekë dhe një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë , 8 qese te zbrazëta dhe 1 rizell.


Pasi që në telefonin e të dyshuarit është gjetur një foto duke e ekspozuar një arme me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e banesës se tij mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/