LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i cili sulmoi prokurorin në Prizren

Arrestohet personi i cili sulmoi prokurorin në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi i dyshuar me inicialet B.Rr., lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Prokurorit të Shtetit.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.


Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon sulmin ndaj prokurorit Atnor Skoro, kërkon që sulmuesi të nxirret para organeve të drejtësisë
Lexo po ashtu Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon sulmin ndaj prokurorit Atnor Skoro, kërkon që sulmuesi të nxirret para organeve të drejtësisë

“Prokuroria Themelore në Prizren, i dënon ashpër sulmet e tilla ndaj prokurorëve dhe punës së tyre, si dhe është e vendosur në luftimin e krimit dhe do t’i hetoj dhe akuzojë të gjithë personat që shkelin ligjin”, thuhet në njoftim.

Sulmohet prokurori Atnor Skoro, reagon zyra e Kryeprokurorit
Lexo po ashtu Sulmohet prokurori Atnor Skoro, reagon zyra e Kryeprokurorit

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro.

“Prokurori Atnor Skoro ka përfaqësuar sot në gjykatë një aktakuzë në cilën ka qenë i përfshirë i pandehuri B.R, dhe rreth orës 13:00, duke u kthyer në vendin e tij të punës, afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari B.R i ka dalur përpara prokurorit Skoro dhe e ka sulmuar atë fizikisht, duke e goditur në kokë, ku pas kryerjes së këtij akti, i dyshuari me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe i njëjti për momentin është në arrati”, thuhej në njoftimin e kryeprokurorit.

Po ashtu edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro, sulm i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori