Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bllacë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 27-vjeçar, shtetas i Shqipërisë në kufirin e Bllacës që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.
“Më 31.07.2021 në ora 18.30 në Vendkalimin kufitar “Bllacë”, në hyrje të shtetit, policët kanë arrestuar P.E.(27) nga Shqipëria, për shkak se gjatë kontrollit është konstatuar se gjendet në evidencën operative me masën “arresto” nga Interpoli i Zvicrës.
Ai është dorëzuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kisella Vodë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga
Telegrafi
01/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































