LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohet një shtetas i Serbisë për dhënie ryshfeti

​Arrestohet një shtetas i Serbisë për dhënie ryshfeti
Foto: Ilustrim

Sot, më 21.12.2021, rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës,  gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit në kufi, një mashkull shtetas i Serbisë (viti i lindjes 1993), ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin më dokumentacion që nuk plotëson kriteret për të kaluar kufirin.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë. /Telegrafi/