LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një shpërndarës droge nga Zajazi i Kërçovës

Arrestohet një shpërndarës droge nga Zajazi i Kërçovës

Në rrugën lokale në vendin e quajtur “Krushinë” në Kërçovë, mbrëmë nëpunës policorë të Stacionit policor Kërçovë e kanë privuar nga liria J.L. (51) nga fshati Zajaz.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, J.L. pasi ka vërejtur nëpunësit policorë, ka hedhur një qese me materie të bardhë pluhuri, e cila është gjetur dhe është sekuestruar.


Më vonë, me urdhëresë gjyqësore, është kryer bastisje në shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar, ku janë gjetur dhe sekuestruar sende me mbetje të materies së bardhë.

Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.