LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për terrorizëm në Shqipëri

Arrestohet një person për terrorizëm në Shqipëri

Në Shqipëri të martën, më 24 maj, është arrestuar një person për nxitje të terrorizmit. Policia thotë se i dyshuari, përmes rrjeteve sociale kishte bërë thirrje për të sulmuar institucionet shtetërore dhe kishte përkrahur organizata terroriste.

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari nga Kukësi, sipas policisë, është një person me prirje ekstremiste fetare.

Pas hetimeve të kryera për disa muaj, policia thotë se ka identifikuar se ky person fshihej pas disa profileve të rreme në rrjetet sociale ku postoheshin shkrime të ndryshme në përkrahje të grupit militant, Shteti Islamik (IS), apo thirrje për përkrahje të luftës në Siri.

I dyshuari akuzohet për veprën penale “nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Ndonëse Shqipëria nuk ka qenë shënjestër e sulmeve terroriste, një numër qytetarësh shqiptarë janë radikalizuar dhe kanë luftuar përkrahë IS-it gjatë viteve 2012 deri në vitin 2016.

Autoritetet në Shqipëri kanë raportuar që vetëm në vitin 2013, 144 qytetarë nga Shqipëria i ishin bashkuar kësaj organizate terroriste.

Për të luftuar këtë fenomen, Shqipëria ka përditësuar legjislacionin e saj për veprimtaritë që ndërlidhen me terrorizëm, përfshirë pjesëmarrjen në grupe terroriste apo konflikte të armatosura jashtë vendit dhe më 2015 ka themeluar qendrën kundër ekstremizmit të dhunshëm si dhe strategjinë kombëtare kundër këtij fenomeni.

Përcaktimi i Shqipërisë në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin që shpie në terrorizëm është vlerësuar në të kaluarën nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Shqipëria ishte pjesë e Koalicionit Global kundër Shtetit Islamik dhe në vitet e fundit është përqendruar në riatdhesimin e qytetarëve të saj nga zonat dikur të kontrolluara nga IS-i.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori