LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Kaçanik për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Kaçanik për lëndim të rëndë trupor
Foto: Arkiv

Një person me inicialet A.Z i moshës 52 vjeçare dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër sot rreth orës 01:50 tek vendi i quajtur “Guri i Zi” në Kaçanik.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se i lënduari pasi kishte marrë ndihmën e pare mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.


“Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

I dyshuari A.Z (M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si ’Lëndim i rëndë trupor’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori