LAJMI I FUNDIT:

Tenton të vë në qarkullim çeqe bankare kundërligjshëm, arrestohet

Tenton të vë në qarkullim çeqe bankare kundërligjshëm, arrestohet
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka tentuar të vë në qarkullim çeqe bankare, të bankave të ndryshme ndërkombëtare, me qëllim të përfitimeve materiale në mënyrë të kundërligjshme.

Rasti ka ndodhur të martën në Malishevë, rreth orës 10:20.


Si prova materiale janë konfiskuar disa dokumente dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/