LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet për ‘vjedhje të rëndë’

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet për ‘vjedhje të rëndë’
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës kanë arritur që të identifikojnë dhe ta arrestojnë një person në Vushtrri, të dyshuar për veprën penale “vjedhje të rëndë”.

Arrestimi i të dyshuarit E.XH., 40 vjeçar, është bërë mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, ku i dyshuari në fjalë ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, me ç’rast në shtëpinë e ankuesit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit E.XH., 40 vjeçar, me urdhër të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/