LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Tetovë, kapet me lëndë narkotike

Arrestohet një person në Tetovë, kapet me lëndë narkotike
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Policia e Tetovës ka arrestuar një person, tek i cili është gjetur kokainë.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, bëhet fjalë për një 30-vjeçar nga fshati Çellopek.


“Sot (05-janar) rreth orës 08:30, në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 30-vjeçarin B.K. nga Çellopeku i Tetovës për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të
plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.