LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Shtërpcë, i konfiskohen edhe armë zjarri

Arrestohet një person në Shtërpcë, i konfiskohen edhe armë zjarri

Sot, rreth orës 09:30 stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbi bazën e një informacioni që ka pranuar, nën autorizim të Prokurorisë Themelore dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer një kontroll në dy objekte në Brezovicë të Shtërpcës.

Policia, gjatë kontrollit  te i dyshuari  i moshës 40 vjeçar ka gjetur: 2 pushkë automatike A-47, 1 pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar.


Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë  dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’ për procedura të mëtejme hetimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori