eksperti ad

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull shtetas i Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunim”.

Sipas njoftimit zyrtar, lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga organet e rendit.


Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe po trajtohet nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/