Një rast i sulmit seksual është raportuar të dielën (19 tetor) rreth orës 15:40 në komunën e Lipjanit.

Sipas policisë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën ndaj viktimës femër kosovare.


"Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare", thuhet në raportin e policisë, raporton Telegrafi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/