LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Aeroportin e Shkupit

Arrestohet një person në Aeroportin e Shkupit

Dje rreth orës 17:20 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” është arrestuar K.GJ. (63) nga Shkupi për shkak se gjatë kontrollimit të pasaportës është konstatuar se gjendet në listën e masës “A” (arrestim) me kërkesë të SPB Shkup.

Pas arrestimit ai është dërguar në stacionin policor të Gazi Babës për procedurë të mëtejshme, informojnë nga MPB.