LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person, kishte inskenuar rrëmbimin e tij

Arrestohet një person, kishte inskenuar rrëmbimin e tij
Foto: Ilustrim

Policia rajonale e Ferizajt njofton se hetuesit e njësitit të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin D. Z . (m/sh/k 22 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njëjti me qëllim përfitimi, kishte inskenuar rastin e rrëmbimit të tij nga një person.

Sipas Policisë, i dyshuari D.Z. dje me 10.3.2019,ishte paraqitur me emër të rrejshëm me sms dhe kishte kërkuar nga motra e tij të dorëzoj 200 euro,duke i thënë se vëllai i saj është rrëmbyer.

“Rasti është paraqitur në polici ku menjëherë kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast dhe më vonë nga motra e cila kishte paraqitur rastin kemi pranuar informatën se i njëjti është kthyer në shtëpi. Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të rrëmbimit nga vet ai. Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/