LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet inspektori në Drenas, për punëtorin e aksidentuar në vend pune raportoi se ishte rrëzuar në shtëpi

Arrestohet inspektori në Drenas, për punëtorin e aksidentuar në vend pune raportoi se ishte rrëzuar në shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor të punës në Drenas, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit, i arrestuar nuk e ka raportuar në mënyrë korrekte rrëzimin e një punëtori në vend pune duke e paraqitur në raport si aksident në shtëpinë e tij.


Ai dyshohet se inspektori me këtë rast i ka bërë favor pronarit të kompanisë, në dëm të punëtorit.

“Sot më datë 26.06.2023, hetues kompetent nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nga Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti për Krime të Rënda), pas disa veprimeve hetimore, operative dhe taktike, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin, inspektor i punës në ministri) për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dyshohet se personi i lartcekur ka dal në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në një vend punishte të një kompanie, në të cilën vend punishte ishte lënduar një punëtor i kësaj kompanie, duke marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti (Inspektori i Punës) edhe pse ishte venë në dijeni edhe nga hetuesit policor se punëtori ishte lënduar në vendin e tij të punës, për çka kishte edhe dëshmi video-incizim dhe dëshmitar eventual, i dyshuari përkundër këtyre fakteve, përpilon “Raport Zyrtar” për Hetimin e Aksidentit, duke mos e paraqitur gjendjen faktike/reale në ketë raport, por ka potencuar se viktima ishte rrezuar në shtëpinë e tij, duke i bërë favor me këtë rast pronarit të kompanisë punë kryese”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin është kuptuar edhe nga dëshmitë relevante të siguruara përgjatë veprimeve hetimore se viktima nuk ka pasur fare kontratë të punës, por kontrata e punës për viktimën është proceduar në ATK një ditë pasi që ka ndodh aksidenti/lëndimi në punë i viktimës. Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet më tej.

Atij, pas intervistimit, i është caktuar mbajtja prej 48 orëve nga prokuroria.

“Andaj, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 26.06.2023, i dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në polici, është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48 orëve”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori