LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një femër në Prishtinë, Policia i gjeti revole dhe substanca narkotike

Arrestohet një femër në Prishtinë, Policia i gjeti revole dhe substanca narkotike
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi që tek e njëjta është gjetur një revole dhe disa substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”.


“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi gjatë kontrollit te e njëjta është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me një karikator pa fishek, Gjithashtu gjatë kontrollit te e dyshuara është gjetur edhe një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë.

Tutje, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/