LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 33 vjeçar për tentim vrasje të policëve

Arrestohet një 33 vjeçar për tentim vrasje të policëve
Foto:

Një person me inicialet A.E 33 vjeç është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor pas një vjedhje në progres që ka bërë rreth orës 01:00 në rrugën “Rifat Burgjeviq” në lagjen Bregu i Diellit, Prishtinë.

Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës thuhet se zyrtarët policor domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit, ku nuk raportohet për persona të plagosur, vetëm dy zyrtarë policorë kanë marr lëndime trupore.


“Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje në progres në rrugën ‘Rifat Burgjeviq’ në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në gjendje flagrante ka hasur personin e dyshuar, i cili menjëherë ka filluar ikjen për t’iu shmangur arrestit policor. Personi i dyshuar gjatë përpjekjeve të tij për të ikur nga policia, ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor, por fatmirësisht nuk ka arritur të qëlloj ata”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre, zyrtarët policor domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të  tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll.

“Përkundër shkrepjeve nuk raportohet për persona të plagosur nga arma e zjarrit përveç lëndimeve trupore që gjatë arrestimit të personit të dyshuar  kanë marrë dy zyrtarë policor. Të njëjtit  kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e policisë thuhet po ashtu se i dyshuari, A.E, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas arrestimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Të njëjtit policia i ka sekuestruar edhe një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rastin në fjalë.  Ndërkohë që ndaj të dyshuarit po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për  disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti mund të jetë i implikuar. Bëhet fjalë për një rast tentim vrasjeje, të ndodhur me datën 24.10.2018, rreth orës 02:00, ku i dyshuari ka shtënë në drejtim të një zyrtari policor, pasi që i njëjti është hasur në tentativë të kryerjes së veprës penal.  Gjithashtu edhe më datë 02.11.2018 rreth orës 20:00, në përpjekje për t’iu shmangur legjitimimit policor i njëjti ka shtënë në drejtim të zyrtarit policor, për të ikur më pas në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori