Arrestohet në Prishtinë i dënuari për vrasje në tentativë

Policia ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është A.E., 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.
Arrestimi është realizuar nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në kuadër të veprimeve policore për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia tha se aksionet për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar do të vazhdojnë.
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































