Arrestohet në kufi shtetasi serb, tentoi të fus drogë në Kosovë

Një serb, shtetas i Serbisë, është arrestuar në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, pasi ka tentuar të fus substancë narkotike të llojit heroinë.
Policia gjatë një kontrolle të bërë në veturën e serbit, ka gjetur një qese me substancë narkotike e llojit heroinë me peshë 2.64 gram.
I dyshuari është intervisuar dhe prokuroria mori vendim ta ndalë në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































