LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i moshuari në Divjakë, ngacmoi seksualisht të miturat

Arrestohet i moshuari në Divjakë, ngacmoi seksualisht të miturat
Foto: Ilustrim

Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar një 79 vjeçar në zonën e Divjakës, i akuzuar për ngacmim seksual.

Në pranga e policisë ra shtetasi S.T., banues në Divjakë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.


Policia u vu në lëvizje për arrestimin e të moshuarit, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e dy vajzave.

Njoftim i Policisë: 

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Levan, Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin A. J., 54 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër, me mjet të mprehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori