Arrestohet i mituri në Pejë, sulmoi fizikisht motrën


Një person i mitur është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij femër K/Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore si pasojë e rrahjes dhe ka pranuar tretman mjekësor në repartin kirurgjik.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/01/2020





































