LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet inspektori i Policisë në Shqipëri, lidhje me tre të arrestuarit që u kapën me kokainë

Arrestohet inspektori i Policisë në Shqipëri, lidhje me tre të arrestuarit që u kapën me kokainë
Foto: Ilustrim

Inspektori i Policisë, 38-vjeçari Ervis Shkurta, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shitje të drogës.

Sipas njoftimit, ndalimi i këtij punonjësi të Policisë është bërë pasi ka pasur lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku një trafikant (ish-kreu i transportit ndërqytetas) që kishte në makinë 1 kg kokainë, u plagos pasi rrezikoi jetën e efektivëve dhe u arrestua bashkë me dy persona të tjerë.


Mësohet se ai ka pasur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mbrëmjen e së enjtes Ervis Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe menjëherë ka njoftuar grupin tjetër kriminal, ku u arrestuan tre personat që prisnin të merrni kokainën të largoheshin.

Prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merreshin me trafikun e shitjen e lëndëve narkotike.

Pas zbërthimit të celularëve të personave të arrestuar ka dalë emri i efektivit të Forcave Operacionale. Mes të arrestuarve janë gjetur biseda me një person tjetër me emrin “Visi i Pazarit”.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka pasur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në përmbushje të misionit të saj për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori