LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për fajde dhe detyrim, i gjendet pistoletë, granatë dore e mbi 4 mijë euro 

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për fajde dhe detyrim, i gjendet pistoletë, granatë dore e mbi 4 mijë euro 
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, i  dyshuar për fajde dhe detyrim.

Policia njofton se gjatë bastisjes në dy lokacione prona të të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular, një DVR, një granatë dore, një pushkë gjuetie.


Po ashtu i janë gjetur 4,800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/