LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet avokati Genc Gjokutaj në Tiranë

Arrestohet avokati Genc Gjokutaj në Tiranë

Avokati i njohur, Genc Gjokutaj u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës në Tiranë nga policia për shkak se drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.

Ngjarja ku protagonist u bë avokati i njohur ka ndodhur rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”.


49 vjeçari nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.

Avokati i njohur nuk ka pranuar t’i japë dokumentat punonjësit të policisë, por siç bën të ditur policia në një njoftim të bërë publik lidhur me këtë ngjarje, ai ka filluar t’i ofendojë ata.

Kaq ka mjaftuar që ai të shoqërohet sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë. 49 vjeçari Gjokutaj dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.

Burime nga policia thanë se Gjokutaj do të përballet me dy akuza, “Drejtim mjeti në gjëndje të dehur” dhe “Kundërshtim të forcave të policisë”