LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen në aeroportin e Tiranës – është ‘Daja’ nga Kosova

Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen në aeroportin e Tiranës – është ‘Daja’ nga Kosova

Pas dëshmisë së të penduarit që pranoi që të bashkëpunonte me drejtësinë, arrestohet personi i gjashtë për grabitjen brenda aeroportit të Rinasit në datë 9 prill, ‘Daja’ nga Kosova.

Siç shkruan Shqiptarja, 50-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet është arrestuar pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës në një pronë të tijën.

Ishte i penduari i drejtësisë Alkond Bengasi personi që përmendi për herë të parë para hetuesve përfshirjen e një personi nga Kosova me pseudonimin ‘Daja’.

Me mjekër dhe me maskë silikoni në kokë - publikohen të dhëna për të vrarin gjatë vjedhjes së miliona eurove në aeroportin e Tiranës (Foto)
Lexo po ashtu Me mjekër dhe me maskë silikoni në kokë - publikohen të dhëna për të vrarin gjatë vjedhjes së miliona eurove në aeroportin e Tiranës (Foto)

Ndërkohë, siç shkruan Top Channel, i dyshuari i radhës është Ragip Hajdini nga Kosova, i cili është prangosur në Kavajë për dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme.

Por, sipas Shqiptarja, me të njëjtin pseudonim, ‘Daja’ në rrëfimin e tij, Alkond Bengasi i referohet edhe Admir Muratajt, tropojanit që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes.

“Unë shkoja shpesh në banesën e Klementit e cila ndodhej afër shtëpisë time dhe në këtë banesë vinte shpesh edhe Admir Murataj. Po ashtu e kam takuar Admirin edhe me një person tjetër nga Kosova i moshës rreth 50 vjeç, qeros, të cilin Admiri e thërriste me pseudonimin “Daja”” deklaroi Bengasi para grupit hetimor.

Vjedhja e miliona eurove në Aeroportin e Tiranës, publikohen pamjet e para - grabitësit me armë në shkallët e avionit (Foto)
Lexo po ashtu Vjedhja e miliona eurove në Aeroportin e Tiranës, publikohen pamjet e para - grabitësit me armë në shkallët e avionit (Foto)

Përpos ‘Dajës’ janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë; Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja dyshohet se janë autorë, ndërsa Alkond Bengasi (i penduar i drejtësisë), Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë.

Në kërkim janë; Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe një tjetër.

Ndërkohë që koka e grupit, Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek u vra gjatë shkëmbimit me policinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori