LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik, dyshohet për vjedhje në dy pika karburanti

Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik, dyshohet për vjedhje në dy pika karburanti

Një person është arrestuar këtë të martë në Kaçanik, pasi dyshohet se në dy raste të ndara në fshatrat Nikaj dhe Duraj, në dy pika karburanti kishte kryer vjedhjen e shërbimeve.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është 21-vjeçari me inicialet D.B.


“Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet”, thuhet në komunikatën për media.

“Policët hetues pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme, të identifikojnë dhe sot, datë 28.03.2023 rreth orës 13:30 të arrestojnë të dyshuarin D.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të shërbimeve”.

I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e shërbimeve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori