LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, iu sekuestrohen narkotikë të llojeve të ndryshme

Arrestohen tre të rinj në Prishtinë, iu sekuestrohen narkotikë të llojeve të ndryshme

Tre persona të moshës 21-vjeçare, janë arrestuar këtë të enjten në lagjen Dardania në Prishtinë, pasi u janë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike.

Policia njofton se të njëjtëve u janë gjetur marihuanë 3.8 gram, kokainë 0.2 gram, 19 tableta ekstazi si dhe mulli për bluarje, qese për paketim të narkotikëve e fleta për mbështjellje të narkotikëve.


Personat e dyshuar V.J dhe E.J pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa R.M është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në komunikatën për media.  /Telegrafi/