LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ishte raportuar se në zonën banuese në tuneline parë në Mitrovicë,  në një dyqan kishte ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’.


Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku nga  shikimi i vendit të ngjarjes dhe të dhënave të para të siguruara hetimet ishin orientuar në identifikimin e një veture që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Bashkërendimi i njësive policore në kërkim të veturës së dyshuar ka rezultuar që pas 20 minutave, në rrugën “Ramandan Kelmendi” në Mitrovicë, të identifikohet dhe të ndalohet vetura në të cilën ndodheshin tre personat e dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe në veturë në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, dy thika, një maskë,  një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.

Ndaj të dyshuarve A.P,19 vjeçar, B.H, 18 vjeçar dhe E.S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori