LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona, nën dyshimin se trafikuan një femër në Gjakovë

Arrestohen tre persona, nën dyshimin se trafikuan një femër në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë trafikuar një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:10 në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë.


Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/