LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen nëntë persona për vjedhje të rënda në dy termocentralet e KEK-ut

Arrestohen nëntë persona për vjedhje të rënda në dy termocentralet e KEK-ut

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar nëntë persona për grabitje, vjedhje të rënda dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në dy termocentralet e KEK-ut në Obiliq.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të Grabitjes, Vjedhjeve të rënda dhe Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në dy Termocentralet e KEK-ut ne Obiliq, është finalizuar me sukses javën e kaluar, ku u arrestuan 9 persona.

Policia njofton se personat e arrestuar janë:

1. R. Ç – mashkull, 18 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

2. M.L – mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

3. A. I – mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

4. L.H – mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

5. I. Ç – mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

6. R.K – mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

7. A. B – mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

8. A. I – mashkull, 24 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

9. M.I – mashkull, 27 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

Policia njofton se pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë dërguar në gjykatën kompetente, ku u është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i gjashtë lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar :

Një pistolete me një karikator se bashku me katër fishek, tre fishek te armës se gjatë, një gëzhojë e armës se gjatë, dy fishek të pistoletës, tre telefona celular, një maskë, një palë pranga dhe një laser nate.

Rastet për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë ndodhur në vazhdimësi që nga shkurti i këtij viti në intervale të ndryshme kohore.

Vlen të theksohet se gjatë këtij viti për raste të ngjashme të raportuara në të njëjtin lokacion nga njësitet policore të Obiliqit janë arrestuar 15 persona të tjerë të dyshuar.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori