LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen kryesit e shumë veprave penale në Gjakovë

Arrestohen kryesit e shumë veprave penale në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kohët e fundit kanë ndodhur disa vepra penale ‘vjedhje të rënda’, ‘grabitje’ dhe vepra tjera penale kundër pasurisë të cilat kanë qenë shqetësim për qytetarët e kësaj zone.

Policia nga kjo drejtori me të gjitha njësitë e saja dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit në mënyrë intensive ka punuar duke marrë një sërë masash dhe angazhimesh operativo-hetimore me qëllim të zbulimit të rasteve dhe identifikimit të kryesve të mundshëm.


Nga këto masa ka rezultuar me identifikimin e një grupi prej tre personave të cilët kanë kryer disa grabitje, prej tyre dy janë të arrestuar dhe ndaj tyre është ushtruar kallëzim penal policor.

Gjithashtu nga këto angazhime në zbulim të vjedhjeve të rënda janë identifikuar dhe arrestuar 13 persona të dyshuar nga të cilët 3 janë shtetas të Shqipërisë, ndërsa të tjerët janë shtetas kosovarë të etniteteve të ndryshme.

Ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale policore.

Arrestimi i këtyre të dyshuarve ka rezultuar me zbulimin e shumë veprave penale kundër pronës e ndër to edhe rasti i vjedhjes në Teqenë e “Sheh Banit”. Masat policore dhe rezultati i tyre në zbulim është një satisfaksion dhe ndjenjë e mirë e përbashkët për të gjithë qytetarët ngase kryesit do të ballafaqohen me drejtësinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori