LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër të rinj në Mitrovicë, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Arrestohen katër të rinj në Mitrovicë, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar këtë të premte në rajonin e Mitrovicës pasi dyshohen për veprën penale “lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Sipas njoftimit, hetuesit policorë kanë kontrolluar katër lokacionet e të dyshuarve, ku janë gjetur e sekuestruar disa prova materiale të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme.


“Gjatë operacionit policor janë arrestuar katër të dyshuar: E.S., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.P., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar), A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe E.S., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorë kartela bankare, duke siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të kartelave bankare, kartelat pastaj i kanë përdorur për blerje të mallrave të ndryshme.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë dërgohen në mbajtje deri ne 48 orë, kurse lënda ndaj të dyshuari të katërt do të zhvillohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori