LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Të martën në stacionin policor në Vushtrri, është pranuar informata për thyerje të një lokali, i cili gjendet në rrugën “Xhevat Jusufi” Vushtrri.Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se dy persona janë dërguar në stacionin policor, ku gjatë zhvillimit të hetimeve është zbuluar se dy personate dyshuar në fjalë në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë thyer derën e lokalit në fjalë, ku njësia e hetimeve ka arritur të arrestojë edhe këta të fundit.


“Pas intervistimit të katër të dyshuarve, A.B., 17 vjeçar; B.H., 17 vjeçar., D.J., 16 vjeçar dhe M.H., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për vepër penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/