LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa vjedhje

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa vjedhje

Hetuesit policor  të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, (me rroba civile) po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve ku gjatë dy operacioneve kanë arrestuar katër persona.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të arrestuarit janë një shtetas i Kosovës dhe tre të tjerët janë shtetas të huaj.


“Personi i parë i arrestuar: H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  dyshohet të jetë i  përfshirë në dy raste të  vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën “Ali Kelmendi” dhe “Gazmend Zajmi”  në Prishtinë.  Ndërsa tre personat e tjerë: A.Ch mashkull, 22 vjeç, A .Ë mashkull, 27 vjeç, Ch .M  mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj ( maroken) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori