LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona për keqpërdorim të procesit të votimeve në Runik të Skenderajt

Arrestohen katër persona për keqpërdorim të procesit të votimeve në Runik të Skenderajt
Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar për asgjësimin e dokumenteve të votimit dhe dhënien ose marrjen e ryshfetit në lidhje me votimin në Runik të Skenderajt.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së, dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së, në lidhje me vendvotimin 2114B/01R, në fshatin Runik të Skenderajt”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit për media i arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç., anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkoi caktimin e masës së paraburgimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori