LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në Rahovec, dyshohen për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen katër persona në Rahovec, dyshohen për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Rahovec, pasi të njëjtit dyshohen për dy vepra penale: Vrasje në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se janë konfiskuar disa armë dhe municion.


“Rahovec /24.02.2024-23:45 Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia njofton se dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësorë.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/