LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë – hynë në Kosovë me 118 gramë kokainë e heroinë

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë – hynë në Kosovë me 118 gramë kokainë e heroinë

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e sektorit qendror të DHTN-së në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe punës operative në terren, ka pranuar informatën se dy persona të dyshuar kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe se të njëjtit kanë sjellë një sasi të narkotikëve, me qëllim të shitblerjes së tyre.

Sipas njoftimit për media thuhet se të njëjtit kanë qenë në një veturë me targa të Shqipërisë, ku edhe janë ndaluar nga hetuesit policorë dhe gjatë kontrollit fizik tek personi i parë i dyshuar S. Ç. (1966), shtetas i Shqipërisë, janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pako të vogla me heroinë me peshë prej 21 gramëve dhe një pako me kokainë me peshë prej 36 gramëve, 100 euro, si dhe një telefon celular.


“Është identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S. U. (1969), shtetas i Shqipërisë, ku në konsultim me prokurorin e Shtetit është bastisur – kontrolluar banesa e tij, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, në cilësi të provës materiale, është gjetur dhe është sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 61 gramëve si dhe një peshore digjitale.
Po ashtu tek i dyshuari i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë si dhe 150 euro, si dhe është sekuestruar vetura me targa të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Sasia e përgjithshme e sekuestruar e narkotikëve është 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3600 euro.

Po ashtu bashkë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V. P. (1987), i cili ka rezultuar që ka urdhërarrestit aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, i cili është dorëzuar stacionit policor Jugu në Prishtinë për procedurë të mëtejme.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit nga Drejtoria e Forenzikës, të cilët kanë bërë evidentimin, paketimin e dëshmive në vend të ngjarjes, e po ashtu është bërë kontroll edhe nga Njësia K9.

Të dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori